Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) ka miratuar vendimin e ri për çmimet e derivateve të naftës, me të cilin parashihet rritje mesatare prej 1,17 për qind krahasuar me vendimin e datës 23.02.2026.

Sipas vendimit, nga data 28.02.2026, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • EUROSUPER BS-95 – 73,50 denarë/litër
  • EUROSUPER BS-98 – 75,50 denarë/litër
  • EURODIZEL BS (D-E V) – 71,00 denarë/litër
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 70,00 denarë/litër
  • Mazut M-1 SU – 34,520 denarë/kilogram

Çmimi i EURODIZELIT (D-E V) dhe i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rritet për 2,00 denarë për litër.

Ndërkohë, çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe të Mazutit M-1 SU mbeten të pandryshuara.

Autoritetet theksojnë se këto janë çmime maksimale që do të vlejnë nga ora 00:01 e datës 28.02.2026.