Një shtetas i Serbisë është arrestuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Gjevgjeli–Shkup, pasi në automjetin e tij janë gjetur gjashtë emigrantë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, më 23 shkurt 2026, rreth orës 01:40, në vendin e quajtur “Avllaqot” në Gjevgjeli, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria M.P. (30) nga Republika e Serbisë.
Gjatë kontrollit të veturës së tipit “Opel Astra” me targa serbe, të cilën e drejtonte i dyshuari, janë gjetur gjashtë migrantë – pesë nga Egjipti dhe një nga Palestina.
I arrestuari është shoqëruar në DPB Gjevgjeli për procedura të mëtejshme, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën pritëse-tranzite “Vinojug” në Gjevgjeli.
Për rastin është njoftuar prokurori publik kompetent dhe, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohet kallëzim përkatës.

