Bisedimet mes kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe presidentit francez Emmanuel Macron për krijimin e një sistemi të përbashkët evropian të mbrojtjes bërthamore janë ende në një fazë të hershme dhe nuk synojnë të zëvendësojnë rolin e Shteteve të Bashkuara.

Kështu deklaroi një zëdhënës i qeverisë gjermane gjatë një konference të rregullt për shtyp, duke theksuar se qëllimi i diskutimeve është forcimi i bashkëpunimit në fushën e parandalimit bërthamor.

“Qëllimi i bisedimeve është të shqyrtohet se si mund të arrihet një bashkëpunim më i ngushtë në fushën e parandalimit bërthamor. Bisedimet janë ende në një fazë shumë të hershme”, tha zëdhënësi.

Ai shtoi se kjo nismë nuk ka për qëllim zëvendësimin e mburojës amerikane, por plotësimin dhe forcimin e saj. “Shtetet e Bashkuara kanë një rol qendror në parandalimin bërthamor të NATO. Kështu është tani dhe ne duam që të mbetet kështu edhe në të ardhmen”, theksoi ai.