Çmimi i naftës do të ulet për një denar pas mesnate, sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE). Ndërkaq, çmimet e të dy llojeve të benzinës dhe vajit ekstra të lehtë do të mbeten të pandryshuara.
Sipas vendimit të ri, çmimet e derivateve do të jenë si vijon:
- Eurodizel: 68,5 den/l
- Benzina BS-98: 77,0 den/l
- Benzina BS-95: 75,0 den/l
- Vaji ekstra i lehtë: 66,5 den/l
KRRE çdo javë përcakton çmimet e reja të derivateve në bazë të lëvizjeve në bursat ndërkombëtare dhe kursit të këmbimit të denarit ndaj dollarit. Gazeta Flaka

