ASH: VLEN premtoi decentralizim, por solli vetëm dështim – Nuk ka legjitimitet të kërkojë besim të ri

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se eksperienca e qytetarëve me VLEN-in në qeveri është e hidhur dhe dëshmon se ky koalicion ka humbur çdo legjitimitet për të kërkuar besimin e qytetarëve në zgjedhjet lokale të tetorit.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, VLEN premtoi:

  • Krijimin e ekipeve të përhershme ekspertësh për të sjellë investime ndërkombëtare në komunat shqiptare.
  • Bashkëpunim ndërkomunal dhe krijimin e buxheteve të përbashkëta për projekte madhore infrastrukturore, mjedisore, shëndetësore dhe arsimore.
  • Aplikim në fondet e BE-së për zhvillim ekonomik, teknologjik dhe infrastrukturor.
  • Reformë administrative-territoriale, me zvogëlim të numrit të komunave, rritje të kompetencave dhe efikasitetit.
  • Rritje substanciale të investimeve kapitale në rajonet më pak të zhvilluara, sidomos në komunat shqiptare.
  • Shndërrimin e rajoneve planore në qendra të avancuara administrative me institucione të decentralizuara.
  • Zbatimin e ligjit për 1% të PBV-së për zhvillim rajonal të barabartë.
  • Dyfishimin e të ardhurave të komunave nga buxheti i përgjithshëm publik dhe autonomi fiskale.
  • Rritjen e kompetencave komunale në menaxhimin e pasurive natyrore (uji, pyjet, minierat).

Realiteti pas hyrjes në qeveri:

  • Asnjë ekip ekspertësh nuk u krijua.
  • Nuk u soll asnjë investim i huaj në komunat shqiptare.
  • Nuk pati buxhete të përbashkëta për projekte madhore.
  • Asnjë reformë administrative nuk u realizua, përkundrazi po përgatitet një ligj i ri i ashtuquajtur “për decentralizim” që në fakt është centralizim edhe më i madh.
  • Nuk u rritën investimet kapitale në komunat shqiptare – përkundrazi, u thellua diskriminimi dhe përjashtimi i tyre.
  • Ligji për 1% të PBV-së nuk u zbatua.
  • Nuk u dyfishuan të ardhurat e komunave.
  • Nuk u dha asnjë kompetencë shtesë në menaxhimin e pasurive natyrore.

Me VLEN në qeveri:

  • Komunat me shumicë shqiptare u gjymtuan dhe mbetën pa mbështetje.
  • U fshi diaspora shqiptare nga regjistri zgjedhor.
  • Ra numri i këshilltarëve komunalë në komunat shqiptare.
  • Në Tetovë, Çair dhe Zhelinë qeverisja lokale solli vetëm rritje të korrupsionit, mafies urbane dhe uzurpimit të pronave publike.

Aleanca për Shqiptarët rikujton qytetarët se VLEN u prezantua si zëri i decentralizimit dhe zhvillimit rajonal. Sot është e qartë: asnjë premtim elektoral i vitit 2024 nuk u realizua. Shqiptarët u mashtruan dhe u përjashtuan edhe më shumë.

Prandaj, VLEN nuk ka as të drejtë morale dhe as legjitimitet politik të dalë para qytetarëve dhe të kërkojë sërish votën e tyre. Ky koalicion u testua në qeveri dhe dështoi.

Aleanca për Shqiptarët mbetet e vendosur të jetë zëri i barazisë së vërtetë, i zhvillimit ekonomik dhe i mbrojtjes së interesit kombëtar shqiptar, duke punuar për një të ardhme ndryshe dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët tanë, përfundon kumtesa nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit. Flaka Media

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori