Maturantët që nuk kaluan provimin e maturës në qershor fillojnë sot provimet ekstern të gushtit

Maturantët e shkollave të mesme që nuk e kaluan provimin e maturës shtetërore në qershor do të japin sot provimin e parë të detyrueshëm ekstern – gjuhë amtare dhe letërsi. Provimi i dytë do të mbahet më 14 gusht (e enjte), njofton Gostivari Sot.

Sipas Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), gjithsej 1,118 nxënës janë regjistruar për dy ditët e provimeve. Sot testin e gjuhës amtare do ta japin 352 maturantë në gjuhë maqedonase, 225 në gjuhë shqipe dhe nëntë në gjuhë turke.

Për ditën e enjte janë regjistruar: 779 për gjuhën angleze, një nxënës për gjuhën frënge, dy për gjuhën gjermane, 27 për matematikë dhe një maturant për estetikë.

Nga gjithsej maturantët, 265 janë nga gjimnazi, 835 nga arsimi i mesëm profesional dhe 18 nga arsimi i mesëm artistik. Provimet do të zhvillohen në ambientet e fakulteteve gjatë sesionit të gushtit. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori