Një 32-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga një person në rrugën „Mara Ugrinova“ në Gostivar.
Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, rasti është denoncuar më 25 nëntor 2026, në orën 19:05, ndërsa sulmi dyshohet se ka ndodhur rreth orës 18:00.
„Më 25.11.2026, në orën 19:05, në DPB Gostivar, M.S. (32) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 18:00, në rrugën ‘Mara Ugrinova’ në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga një person“, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga Policia e Gostivarit bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Gostivari Sot

