Dy shtetase të Argjentinës janë privuar nga liria gjatë një kontrolli policor në një objekt hotelierik në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të qëndrimit turistik.
Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, kontrolli është realizuar më 26 nëntor 2026, në periudhën nga ora 00:20 deri në 01:30, në një objekt në pronësi të B.R. nga Dobërdolli.
„Më 26.11.2026, në periudhën nga ora 00:20 deri në 01:30, nëpunës policorë nga DPB Gostivar kanë zbatuar kontroll aksionar në një objekt hotelierik në Dobërdoll të Gostivarit, në pronësi të B.R. nga i njëjti fshat. Gjatë kontrollit janë hasur dhe privuar nga liria dy shtetase të Argjentinës për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik“, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, dy shtetaset janë mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
Gostivari Sot

