Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër H.M. (50) nga fshati Forinë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar“.
Sipas policisë, më 30 korrik 2026, në një objekt hotelierik në fshatin Çegran, i dyshuari kishte mbyllur me çelës derën hyrëse të lokalit dhe u kishte thënë punonjëseve të largoheshin përmes hyrjes së pasme.
Me këtë veprim, sipas njoftimit policor, ai kishte penguar nëpunësit policorë në kryerjen e veprimeve të tyre zyrtare.
Gostivari Sot

