Kërcënoi gazetarin gjatë punës, kallëzim penal ndaj 49-vjeçarit nga Gostivari

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër A.L. (49) nga Gostivari, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „Rrezikim i sigurisë“.

Sipas njoftimit policor, më 19 korrik 2026, në Gostivar, i dyshuari i ka bërë kërcënime një gazetari të një televizioni digjital lokal, gjatë kohës kur ai ishte duke kryer detyrat e tij të punës.

Gostivari Sot