Një 45-vjeçar nga Zdrunja e Gostivarit ka denoncuar në polici se është kërcënuar me armë zjarri nga pronari i një këmbimoreje në Gostivar.
Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, më 18 nëntor 2026, në orën 14:20, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar, D.I. (45) nga Zdrunja ka raportuar për rastin.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 17 nëntor, rreth orës 15:20, në një këmbimore në Gostivar, në pronësi të A.F. Pas mosmarrëveshjeve të mëparshme, pronari dyshohet se ka tentuar ta sulmojë fizikisht 45-vjeçarin dhe i ka drejtuar kërcënime me armë zjarri.
“Më vonë, A.F. ka shkuar në zyrën e tij dhe sërish i ka drejtuar kërcënime”, thuhet në njoftimin policor.
Nga Policia e Gostivarit bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Gostivari Sot

