I riu nga Gradeci pëson lëndime pas rrëzimit me katërrotëshin

Një 23-vjeçar nga fshati Gradec i Komunës së Vrapçishtit është lënduar pasi është rrëzuar me një mjet katërrotësh (ATV) në një rrugë pyjore mbi fshatin Gornjan.

Rasti është denoncuar më 25 tetor 2026, në orën 17:25, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit, ku i riu G.Sh. ishte sjellë për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të marra.

Sipas denoncimit, ai po drejtonte një katërrotësh me targa gjermane kur kishte ndodhur rrëzimi.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar, ndërsa rrethanat e rastit janë objekt i dokumentimit nga autoritetet përkatëse. Gostivari Sot