Rrëzohet gjatë pastrimit të ballk
Një grua 71-vjeçare nga Gostivari ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar gjatë pastrimit të ballkonit të një ndërtese në rrugën „Nikolla Parapunov“.
Sipas Policisë së Gostivarit, rasti është raportuar më 14 tetor, në orën 13:00, në SPB Gostivar, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore në Gostivar.
E lënduara, me inicialet G.I., për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“ në Shkup për trajtim mjekësor.
Një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme (DPB) Gostivar ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes. GS


