Ekipi i punëve teknike të NP „Komunalec“ ka përfunduar me sukses sanimin e defektit në gypin kryesor të ujësjellësit, i cili kishte shkaktuar rënie të presionit në rrjetin e furnizimit me ujë.
„Ekipi i punëve teknike përfundoi me sukses sanimin e defektit në gypin kryesor të ujësjellësit, duke ndërmarrë masat e nevojshme për përmirësimin e gjendjes në rrjetin e furnizimit me ujë“, njoftojnë nga NP „Komunalec“.
Nga kjo ndërmarrje theksojnë se intervenimi synon të kontribuojë në përmirësimin e furnizimit me ujë dhe në ofrimin e një shërbimi më të besueshëm për qytetarët.
„Vazhdojmë me punë të përkushtuar në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit, në interes të të gjithë qytetarëve“, thuhet në njoftimin e NP „Komunalec“. GS


