Një 33-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë femërore në barnatoren ku punon, në Gostivar.
Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, rasti është denoncuar më 2 nëntor 2026, në ora 14:20, në Departamentin e Policisë në Gostivar.
“B.V. (33) nga Gostivari ka denoncuar se në vendin e saj të punës, në barnatoren e saj në Gostivar, një person femër ka marrë produkte kozmetike dhe e ka sulmuar fizikisht”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga Policia e Gostivarit bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. Gostivari Sot

