Më 01.04.2026, në orën 15:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria M.M., nga Gostivari, pas një denoncimi paraprak të bërë nga bashkëshortja e tij 48-vjeçare, e cila ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të iniciohet kallëzim i përkatës për veprën penale.
Policia apelon për respektimin e ligjit dhe për informim të menjëhershëm në rastet e dhunës në familje. Gostivari Sot

