Më 01.04.2026, në orën 11:50, në rrugën Tetovë-Gostivar, tek pika e pagesës rrugore në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor kanë ndaluar dhe privuar nga liria I.E. (18), nga fshati Vrapçisht i Gostivarit.
Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit të trafikut, automjeti i udhëtarëve “Rover” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga i riu, është ndaluar dhe është konstatuar se drejtuesi i tij nuk posedonte leje drejtimi.
Automjeti është konfiskuar, ndërsa I.E. është shoqëruar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të iniciohet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Policia apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë ligjet dhe rregullat e trafikut për të parandaluar aksidente dhe pasoja ligjore. Gostivari Sot

