Policia ka arrestuar H.S. (26) nga Çegrani, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe më pas të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar substanca pluhur e bardhë.
Gjatë ndërhyrjes policore, dy persona të tjerë nga Çegrani, të moshës 24 dhe 35 vjeç, me automjetin „BMW“ dyshohet se janë përpjekur të godasin policët dhe i kanë kërcënuar me jetë.
Edhe dy personat janë arrestuar pas masave policore. Rasti ka ndodhur më 12 nëntor, në orën 20:35, ndërsa pas dokumentimit të plotë do të pasojnë kallëzimet përkatëse. Gostivari Sot

