Komunalec reagon ndaj hedhjes së mbetjeve ndërtimore në trotuare në Gostivar

Ndërmarrja Publike „Komunalec“ në Gostivar ka reaguar ndaj hedhjes së mbetjeve ndërtimore në hapësira publike, duke publikuar pamje të një situate që e cilëson të papranueshme.

„A është ky mjedisi në të cilin duam të jetojmë?“, thuhet në reagimin e ndërmarrjes.

Nga Komunalec theksojnë se pastërtia e qytetit varet edhe nga përgjegjësia e qytetarëve, duke kërkuar që mbetjet ndërtimore të largohen në mënyrë të rregullt dhe të mos hidhen në trotuare.

„Një qytet i pastër fillon nga vetë qytetari“, theksojnë nga ndërmarrja. Gostivari Sot