Një 40-vjeçar nga fshati Sërmnovë është privuar nga liria në Gostivar, pasi është kapur duke drejtuar automjet pa të drejtë të fituar për drejtimin e mjetit motorik.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 19 nëntor 2026, në orën 10:50, në rrugën „Braqa Gjinovski“ në Gostivar.
Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet transportues të markës „Fiat“, me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte F.E. (40) nga Sërmnova.
Pas kontrolleve është konstatuar se ai nuk posedonte të drejtë të fituar për drejtimin e automjetit.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Gostivari Sot

