Zjarr në një shtëpi në Gradec të Gostivarit, nuk ka të lënduar

Një zjarr ka përfshirë një shtëpi në fshatin Gradec të Gostivarit. Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas njoftimit të Policisë, më 19 nëntor 2026, në orën 10:05, në SPB Tetovë është raportuar se kishte rënë zjarr në një shtëpi në pronësi të F.S. (42), nga i njëjti fshat.

Zjarri është shuar nga ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar dhe Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Vrapçisht.

Këqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi inspektues i NPB-së Gostivar. Gostivari Sot