Lëndohet një nxënës shtatëvjeçar gjatë orës së edukatës fizike në Vrapçisht

Një nxënës shtatëvjeçar nga Vrapçishti i Gostivarit ka mbetur i lënduar gjatë orës së edukatës fizike në shkollën fillore të fshatit.

Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, më 17 nëntor 2026, në orën 12:54, në SPB Tetovë është raportuar nga Qendra Urgjente në Gostivar se tek ata ishte sjellë për trajtim një nxënës shtatëvjeçar me lëndime.

“Lëndimet i ka marrë gjatë orës së edukatës fizike në shkollën fillore në fshat”, bëhet e ditur në njoftimin policor.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Tetovë. Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e incidentit.

Gostivari Sot