Një i mitur 11-vjeçar nga Gostivari ka mbetur i lënduar në një incident të ndodhur në shkollën fillore ku vijon mësimin.
Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, më 17 nëntor 2026, në orën 12:36, në SPB Tetovë është raportuar nga Qendra Mjekësore e Gostivarit se tek ata ishte sjellë për trajtim një fëmijë 11-vjeçar me lëndime.
“Lëndimet i ka marrë gjatë mbylljes së një dere në shkollën fillore në Gostivar, ku ai ndjek mësimet”, bëhet e ditur në raportimin policor.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e incidentit.
Gostivari Sot

