Arrestohet 30-vjeçari në Gostivar, kanosi një punonjëse të Prokurorisë dhe sulmoi policin gjyqësor

Një 30-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi dyshohet se ka kanosur një punonjëse të Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar dhe më pas ka sulmuar një polic gjyqësor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“Më 10.11.2026, në orën 13:15, në rrugën ‘JNA’ në Gostivar, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin J.I. (30) nga Gostivari”, njofton Policia e Gostivarit.

Sipas policisë, arrestimi është kryer pas një denoncimi paraprak nga një e punësuar në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar, e cila ka raportuar se rreth orës 12:55, në vendin e saj të punës, personi në fjalë ishte sjellë në mënyrë agresive dhe e kishte kanosur.

“Më pas ai kishte sulmuar një polic gjyqësor, i cili po kryente veprime zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Gostivarit.

I dyshuari është mbajtur në stacionin policor, ndërsa, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës. Gostivari Sot