Tre persona arrestohen në Çegran të Gostivarit, policia sekuestron një substancë të bardhë pluhur

Tre persona nga Gostivari janë arrestuar në fshatin Çegran, pasi gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur dhe sekuestruar lëndë në formë pluhuri të bardhë.

“Më 10.11.2026, në orën 23:40, në fshatin Çegran, punonjësit e policisë nga SPB Gostivar kanë arrestuar personat S.I. (52), A.M. (36) dhe Sh.O. (39), të gjithë nga Gostivari”, njofton Policia e Gostivarit.

Sipas njoftimit policor, gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Peugeot”, me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte S.I. dhe ku ndodheshin edhe dy personat e tjerë, është gjetur dhe konfiskuar një substancë pluhur me ngjyrë të bardhë.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me natyrën e substancës së sekuestruar. Gostivari Sot