Një 43-vjeçar nga fshati Gradec i Gostivarit ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër pas një debati paraprak.
Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, rasti është denoncuar më 9 nëntor 2026, në orën 05:20, në Departamentin Policor të Gostivarit.
L.O. (43) ka raportuar se sulmi ka ndodhur rreth orës 04:00, në një banesë në Gostivar, ku pas një mosmarrëveshjeje paraprake është sulmuar fizikisht nga F.O.
„Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit“, njofton Policia e Gostivarit. Gostivari Sot

