Një 35-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë dhe nënën e tij në shtëpinë familjare.
Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, ngjarja ka ndodhur më 8 nëntor 2026, rreth orës 16:30, pas një debati paraprak familjar.
Në orën 17:35, në Departamentin Policor të Gostivarit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria H.D. (35), pas denoncimit të bërë nga babai i tij 70-vjeçar, i cili ka raportuar se djali i tij kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe bashkëshortes së tij, përkatësisht nënës së 35-vjeçarit.
„Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj personit do të vijojë kallëzim përkatës“, njofton Policia e Gostivarit. Gostivari Sot

