
Rusia është e gatshme të nënshkruajë një dokument të përbashkët, ku angazhohet për mossulmim reciprok mes vendeve të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.
Kështu deklaroi zëdhënësja e ministrisë se Jashtme, Maria Zakharova, duke shtuar se forma specifike e këtij dokumenti mund të përcaktohet gjatë negociatave, por duhet të jetë një akt i plotë ligjor ndërkombëtar.
Sa i përket negociatave mbi planin e Trump, Zakharova tha se kanë përparim të ngadaltë, por të qëndrueshëm.
Ndërkohë, Volodymyr Zelensky bëri të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner për rreth një orë, për mënyrën e dhënies fund të luftës.
Sipas tij, ka disa ide të mira që mund të kontribuojnë në arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

