Valbon Limani: Katër vitet e ardhshme, sfidë për një Gostivar më të mirë

Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit dhe njëherësh kandidat për një mandat të ri, Valbon Limani, në një intervistë për portalin ZYRTARE.net ka vënë theksin tek zhvillimi afatgjatë i qytetit dhe përmirësimi i jetesës së përditshme të banorëve.

“Unë dhe ekipi im, sepse të gjitha punët e mëdha realizohen vetëm me ekip, jemi të bindur se jemi gati për këtë sfidë. Për katër vitet e ardhshme kemi planifikuar projekte të rëndësishme për komunën dhe qytetin tonë. Synimi ynë është që ato projekte të realizohen dhe Gostivari të marrë një pamje tjetër, me kushte më të mira për jetesën e qytetarëve,” – deklaroi Limani.

Ai theksoi se prioritet mbetet ndërtimi i një Gostivari modern, ku projektet e prekshme të reflektojnë në infrastrukturë, por edhe në përditshmërinë e komunitetit.

Sipas tij, qytetarët e Gostivarit nuk kanë nevojë vetëm për premtime, por për rezultate konkrete që ndryshojnë realitetin. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori