Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte në një argjendari në qendër të Gostivarit, pranë tregut të vogël.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është raportuar rreth orës 18:45 nga personi me inicialet V.P. nga Gostivari, i cili ka informuar se katër persona të maskuar dhe të armatosur me armë automatike kanë hyrë në argjendari dhe kanë kryer grabitjen, pas së cilës janë larguar me një veturë të tipit “BMW” pa targa.
Policia njofton se menjëherë pas raportimit është vepruar sipas kallëzimit dhe janë ndërmarrë masa për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

