Gostivar: 43-vjeçari humb jetën pas pickimit nga bletët

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në komunën e Gostivarit, ku një burrë 43-vjeçar nga fshati Kalishtë ka humbur jetën si pasojë e një reaksioni alergjik nga pickimi i bletëve.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti është raportuar rreth orës 21:11 në Sektorin për Punë të Brendshme në Gostivar nga Qendra Mjekësore e qytetit, ku viktima R.K. ishte sjellë për ndihmë mjekësore.

“Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, ai ka ndërruar jetë gjatë intervenimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Sipas të njëjtit burim, viktima ishte pickuar nga bletët, çka kishte shkaktuar një reaksion të fortë alergjik me pasoja fatale.

Me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i pajetë është dërguar për autopsi për të saktësuar rrethanat e vdekjes.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për këtë rast të rëndë, ndërsa familjarët dhe banorët e fshatit janë të tronditur nga ngjarja. Flaka Media

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori