Dje në orën 18:15, në rrugën “Boge Beljanoski” në Gostivar, një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga R.B. (66) nga fshati Çegran i Gostivarit, ka goditur një fëmijë 9-vjeçar nga Gostivari.
I mituri ka marrë lëndime të rënda në aksident, të cilat u konfirmuan në spitalin e Gostivarit. Policia njoftoi se një ekip inspektimi nga SP Gostivari ka kryer një inspektim. GS