Një ftesë zyrtare për mediat, e cila pretendon të promovojë një konferencë të Këshillit Koordinues të Aleancës për Shqiptarët (ASH), ka ngritur sërish dyshime dhe akuza mbi shkeljet e rënda të procedurave ligjore, statutit të partisë dhe konfliktin e hapur shtet-parti, shkruan Flaka. Në këtë material do të zbërthejmë pesë “lëshime fatale” të dokumentit, të cilat e bëjnë aktivitetin jo vetëm kontradiktor dhe joligjor, por edhe me pasoja të mundshme penale dhe administrative për institucionet dhe personat përgjegjës.
Në qendër të ftesës përmendet “Këshilli Koordinues i Aleancës për Shqiptarët”. Megjithatë, ky organ nuk ekziston në asnjë nga dokumentet statutorë të ASH-së. Në statutin aktual të partisë, organet bazë janë Kryesia, Kryesia e Përgjithshme, Kuvendi dhe Këshilli Këshillimor (një trup vetëm me funksione këshillimore, jo vendimmarrëse).
• Veprim anti-statutor: Përdorimi i një entiteti joekzistues si “Këshilli Koordinues” bie ndesh me rregulloren e partisë dhe pengon çdo vendim që mund të dalë prej këtij organi, duke qenë i pavlefshëm nga pikëpamja ligjore.
• Rrënimi i transparencës: Cdo aktivitet që rrjedh nga një organ që nuk është miratuar nga Kuvendi i Partisë nuk ka asnjë bazë juridike dhe i nënshtrohet dyshimeve për transparencë. Kjo situatë krijon një precedent të rrezikshëm, ku individë, edhe pse të përjashtuar, mund të organizojnë aktivitete, të marrin vendime dhe të mobilizojnë anëtarësinë përmes “trupave imagjinare” të krijuara në mënyrë arbitrare.
Kjo lëshim bën që ftesa të mos ketë asnjë peshë ligjore apo statutore për sa i përket funksionimit real të ASH-së, madje edhe pse ajo prezantohet si një aktivitet vendim-marrës. Flaka