Taravari: Mosrealizimi i ligjit për përfaqësim të drejtë, një nga shkaqet e braktisjes së qeverisë | VIDEO

Pas një mbledhjeje që zgjati rreth dy orë, Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka marrë vendimin për t’u larguar nga koalicioni qeverisës dhe për të kaluar në opozitë, shkruan Flaka Media

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, e konfirmoi këtë vendim përmes një prononcimi për media, ku theksoi se shkak për largimin ishin një sërë pakënaqësish që kishin kohë që akumuloheshin brenda strukturave të partisë.

“Sollëm vendim që Aleanca për Shqiptarët të shkojë në opozitë. Askush nuk ka lindur në Qeveri,” deklaroi Taravari, duke lënë të kuptohet se vendimi është pjesë e një qëndrimi parimor dhe të menduar.

Ndër arsyet kryesore për largimin, Taravari përmendi moszbatimin e marrëveshjeve për heqjen e balancuesit dhe miratimin e ligjit për përfaqësim të drejtë.

“Ne u dakorduam të hiqet balancuesi dhe të ketë ligj për përfaqësim të drejtë, dhe i njëjti të jetë gati në tetor, më së voni në nëntor. Sot jemi më 12 maj dhe ende nuk ka ligj”, theksoi kreu i ASH-së.

Ai tha se tashmë partia do t’i kthehet qytetarit dhe do të rifokusohet si një subjekt opozitar unik.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori