Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame ne Gostivar, me anë të këtij njoftimi i drejtohet
opinionit dhe me theks tê veçantë banorëve të fshatit Zdunjë, në lidhje me rastin e vakufit, respektivisht nje pjese të hapësires së varrezave të fshatit Zdunjë ku zhvillohen punimet e korridorit tetë (8) nga kompania ndërkombëtare Bechtel & Enka dhe N.P. “Rrugët Shtetërore”. ‘, edhe atë me sa vijon:
- Muftinia e BFI – Gostivar, si organ bazë i Bashkësisë Fetare Islame në
territorin e saj, ne menyrë te vazhdueshme, si në te kaluarën, po ashtu edhe në të ardhmen, ka perkujdesjen maksimale në ruajtjen dhe kultivimin e vakufit, duke u bazuar në Kushtetutën e BFI dhe normativat qe dalin nga e njëjta, themelimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e pronës se BFI. - Muftinia e BFI-Gostivar, nga Ministria e Finansave – Sektori Pronësor/Juridik, ka marrë njoftim per eksproprijim te tokes së varrezave aktuale në fshatin Zdunjë edhe atë PK. 6192, KK Gostivar 2 dhe PK. 6194, KK Gostivar 2, me hapërsirë prej 297 m2, më date 14.11.2024.
- Muftinia e BFI – Gostivar, nga organet kompetente te Qeverisë dhe të shtetit,
vetêmse ka marrë njoftim për eksproprijim te tokës dhe se Muftinia nuk bëne shitje të tokës, po as qe ka edhe kontratë për shitje të të njëjtës. - Korridori tetë (8) eshtë projekt me interes nacional i miratuar nga Qeveria e RMV, ndërsa traseja se ku do te kaloje ky korridor, as është njoftuar
Muftinia se do te marrë nje pjesë te parcelës se varrezave aktuale, e që të
drejtat e saja janë te percaktuara me ligj të posaçëm Muftinia e BFI – Gostivar, pas marrjes së njoftimit nga organet kompetente t shtetit, njoftoi organet e saja ndihmëse dhe nepunsëit fetarë dhe banorët e fshatit Zdunjë, si dhe ka bërë perpjekje maksimale pas njoftimit qe mos te preket asnje varr ne varreza. - Bashkësia Fetare Islame e RMV-Muftinia e BFI-Gostivar, përkrah te gjitha projektet qe janë në interes te pergjithshem, ne rastin konkret, korridori(tetë)8
- Këshilli i Xhamisë, nepunësit fetarë dhe Muftinia e BFI-Gostivar, kanë marrë
parasysh të gjitha ankimimet e disa banorëve të fshatit Zdunjë dhe në bazë të kerkesave tê paraqitura nga ana e tyre, janë shgyrtuar dhe janë marrë masa adekuate në organet perkatëse të shtetit. - Sa herë qe duan qytetarët te bisedojne, ne jemi te gatshëm te takohemi për
biseda konkrete, por ne rastin ne fjalë, mendojme se nuk do të ketë ndonjë
efekt, sepse nuk jemi ne që e realizojme projektin, por jane organet kompetente te shtetit me të cilët duhet të bisedohet. Ju jemi mirënjohës dhe falënderues per bashkëpunimin korrekt.