Të rreshurat e fundit atmosferike të borës kanë vënë në lëvizje autoritet komunale në Gostivar, për të zhbllokuar rrugët nga dëbora.
“Rrugët e Gostivarit janë të gjitha të kalueshme prej fshatrave të Malësisë deri në qytet. Në jemi në terren vazhdimisht dhe aktualisht vazhdon pastrimi dhe hedhja e kripës”, siguron kryetari i komunës, Valbon Limani. GS