Me datë 22.09.2024, në ora 21:30 në fshatin Kapazhdoll, zyrtarët policorë të PO Grupçin, nëfshatin Kapazhdoll të tetovës kanë privuar nga liria personin S.J.(19) nga ky fshat, duke vepruvar sipas një raportimi paraprak nga K.P.(39) nga po i njëjti fshat, që pas një debati të shkurtër verbal me djalin e tij të mitur, me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar një plagë me thikë. Mjeti i mprehtë është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa S.J. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundlr tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Të njejtën ditë në ora 14:00 në fshatin Tërnovë të Gostivarit, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personinB.A.(69) nga Tërnova. Duke vepruar sipas raportimit se më 30.08.2024 e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. GS