Në një njoftim drejtuar mediumeve vendase, Komisioni Shtetëror për Vendimarrje në Procedurë Administrative dhe procedura nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë ka komentuar Ligjin e propozuar për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për themelimin e Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës së kundërvajtjes dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurën nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, miratimi i të cilit propozohet në procedurë të shkurtuar, nga një grup deputetësh të VMRO DPMNE, transmeton Agjencia e lajmeve Flaka.
Nga ky komision vlerësojnë që me këto ndryshime ligjore praktikisht propozohet shfuqizimi i ekzistimit të Komisionit për vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse dhe transferimi i kompetencave të tij tek Komisioni për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurën e marrëdhënies së punës në shkallën e dytë, së bashku me të gjithë punonjësit, inventarin, landët, sende të tjera dhe mjetet e punës.
”Edhe pse me ndryshimet e propozuara ligjore më së shumti ndikohet në punën e Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në bazë të ankesave në procedurën administrative dhe procedurën e marrdhënjes së punës në shkallë të dytë, Komisioni Shtetëror mësoi për tekstin e ndryshimeve të propozuara ligjore pas dorëzimit të Propozimeve nga një grup deputetësh drejtuar Kuvendit të RMV. Ne si autoritet nuk kemi qenë të ftuar të marim pjesë dhe as jemi konsultuar gjatë përgatitjes së draft tekstit ligjor me të cilin propozohen ndryshime. Meqenëse ndryshimet ligjore propozohen në procedurë të shkurtuar, ato nuk u publikuan as në ENER (Regjistri Elektronik Kombëtar i akteve) në mënyrë që publiku profesional, ekspertët ligjorë dhe palët e interesuara të shprehin vërejtjet e tyre dhe të propozojnë zgjidhje adekuate ligjore. Si rezultat i fshehtësisë së hartimit të ndryshimeve ligjore të propozuara, mungesës së një debati më të gjerë për nevojën e të njëjtit, konsultimit dhe analizës së publikut ekspert, propozohen ndryshime ligjore që janë juridikisht të palogjikshme,t të paqëndrueshme dhe do të dëmtojnë dhe ndikojnë negativisht në punën e Komisionit Shtetëror”, thonë nga Komisioni
Shtetëror për Vendimarrje në Procedurë Administrative dhe procedura nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë.
Nga atje themsojnë që bashkimi i dy organeve të pavarura shtetërore nuk mund të bëhet pa një analizë të plotë dhe konsultim me zyrtarë të të dy organeve, të cilët do të përgatisin një plan dhe program të përshtatshëm për të njëjtin qëllim.
”Marrja e veprimeve të nevojshme që janë të dobishme për të kryer përgatitjen në të dy organet, për të qenë në gjendje të veprohet në obligimet e marrjes së punonjësve, landëve, inventarit dhe sendeve tjera, kërkon një periudhë më të gjatë kohore brenda së cilës do të krijohen kushte për një organizim të brendshëm të administratës dhe sistematizim i duhur i vendeve të punës, në bazë të nivelit të arsimimit, formimit profesional, kualifikimeve dhe përvojës së punës, si të personave që aktualisht janë të punësuar, po ashtu edhe të punonjësve që sipas ligjit duhet të merren nga komisioni tjetër që shfuqizohet. Komisioni, si organ që sipas zgjidhjeve të propozuara ligjore duhet të marrë përsipër të punësuarit, nuk ka njohuri dhe të dhëna për numrin e të punësuarve në fjalë, cilat janë kualifikimet e tyre, çfarë niveli të formimit dhe arsimimit profesional kanë, si dhe përvojën e tyre të punës. Vetëm pas një analize të parametrave të sipërpërmendur mund të krijohen kushte për miratimin e një organizimi të ri të brendshëm dhe sistematizimi për të krijuar kushte për marrjen me sukses të punonjësve, inventarit dhe sendeve tjera nga organi që pushon së ekzistuari, pa pasur efekt të dëmshëm për të drejtat e punonjësve, punën e institucionit dhe të drejtat e palëve që kanë nisur procedimin pranë dy komisioneve”, shprehen nga Komisioni Shtetëror për Vendimarrje në Procedurë Administrative dhe procedura nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë.
Duam të theksojmë, vijon kumtese, faktin se kompetencat e Komisionit Shtetëror, i cili konsiston në marrjen e vendimeve në shkallë të dytë pas ankimimit të akteve – vendimeve të marra në shkallë të parë nga organet e administratës (ministritë, institucionet publike, institucionet arsimore, si dhe fakti që Komisioni Shtetëror është i vetmi organ shtetëror në nivel të të gjithë vendit që vepron në shkallë të dytë për kundërshtimet e shprehura kundër akteve të punësimit dhe u referohen punonjësve të organeve të administratës publike, të drejtat e punës të të cilëve rregullohen nga lex specialis, pra, kompetencat e Komisionit reflektohen drejtpërsëdrejti në çështjet më të ndjeshme ekzistenciale të një kategorie jashtëzakonisht të madhë qytetarësh, në radhë të parë punonjësit në shëndetësi, organet e sigurisë, pensionistët, përfituesit e asistencës sociale dhe qytetarët e ekspozuar ndaj rrezikut social.
”Propozimi i ndryshimeve të tilla ligjore në procedurë të shkurtuar dhe shpejtësia me të cilën ato realizohen, është të paktën joserioze dhe padyshim që tregon se e njëjta është e shtyrë nga arsye ekskluzivisht politike. Nuk duam të besojmë se spekulimet se ndryshimet e propozuara propozohen me të vetmin qëllim për tu ndërprerë para kohe mandatin anëtarëve aktual në të dy komisionet dhe se përbërja e re e Komisionit Shtetëror tashmë është “paracaktuar” nga shumicë parlamentare. Në fund, theksojmë se përmes një precedenti të tillë, i cili është në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës, bëhet një ndërhyrje në sistemin juridik dhe krijohet pasiguri juridike, si dhe krijohet një mundësi jashtëzakonishtë e rrezikshme që çdo përbërje e mëvonshme në shumicën parlamentare mund t’u drejtohen mjeteve të tilla të aneksimit, heqjes dhe zgjerimit të kompetencave nën petkun e “reformës së administratës” për të kryer ndryshime politike në organet shtetërore profesionale, të pavarura dhe autonome”, përfundon kumtesa e Komisionit
Shtetëror për Vendimarrje në Procedurë Administrative dhe procedura nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë. Flaka