Aksident komunikacioni në afërsi të fshatit Raven, një person i vdekur!

Për shkak të një aksidenti trafiku në rrugën kryesore Gostivar – Kërçovë, nga ora 21:20 sonte, komunikacioni është në ndërprerje të plotë.

Në aksident u përfshinë një kamion dhe një veturë.

Jo zyrtarisht, drejtuesi i automjetit BMW ka ngelur i vdekur në vendngjarje. Bëhet fjalë për një banor të Gostivarit.

Siç ka njoftuar LAMM, komunikacioni është duke u zhvilluar përmes fshatit Raven. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori