Ndriçimi publik rrugor Gostivar – njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Gostivarit, se është në vazhdim e sipër aksioni për zbulimin dhe shkyçjen e lidhjeve të egra që janë të kyçura në ndriçimin rrugor, dhe përdoren për ndriçimin e pronave private dhe për qëllime komerciale.
“Ftojmë të gjithë qytetarët në territorin e Komunës së Gostivarit që kanë kyçje në objekte private dhe komerciale, dhe janë të kyçur në ndriçimin rrugor, që sa më parë të shkyçen vetë në mënyrë që të përmirësohet funksionimi i ndriçimit rrugor. Nëse gjatë kontrolleve vërehen lidhje të egra të tilla apo të ngjashme, Ndriçimi Publik i Rrugëve Gostivar njofton se do të ndërmerren masa ligjore që do të rezultojnë me kallëzim penal dhe shkyçje me asistencë policore, që do të rezultojë me përgjegjësi penale ku parashihet burg dhe gjobë.
Gjithashtu informojmë përdoruesit se nuk ka nevojë të ekspozohen ndaj kostove shtesë dhe të punësojnë privatë persona të paautorizuar për shërbimet urgjente, pasi mirëmbajtja e sistemit të ndriçimit rrugor është falas. Me këto lidhje i bëhet dëm i madh të gjithë sistemit dhe në momente të caktuara çon në mosfunksionim të ndriçimit publik. Kërkojmë bashkëpunim në të mirë të të gjithëve”, njofton kompania.