Euro 2024 | Tirana “vishet” kuqezi, atmosferë feste në kryeqytet

Shqipëria dhe Spanja përballen sot për ndeshjen e fundit në grupe të Euro 2024.

Gazetari Maksi Rama, për Klan News tregon emocionet live nga “fan zone” në sheshin “Skënderbej” e cila shihet që është veshur në ngjyrat kuqezi të Kombëtares shqiptare.

Tifozët e shumtë kanë mbushur rrugët edhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë. Nuk kanë munguar ngjyrat kuqezi edhe në qytetet e Gjermanisë ku Dyseldorfi shtë mbushur me tifozët shqiptarë të cilët kanë shkuar të ndjekin nga afër ndeshjen shumë të rëndësishme mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Ndeshjen Shqipëri-Spanjë mund ta ndiqni ekskluzivisht në Tv Klan.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori