Dy banorë të Gostivarit janë sulmuar fizikisht nga disa persona në rrugën lokale që lidh fshatrat Çajlë dhe Balindoll.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 03:00 pas mesnate, kur J.J. (23) dhe A.Z. (25) janë ndaluar nga disa persona, të cilët me automjetet e tyre ua kanë bllokuar rrugën.
Pas ndalimit, personat e përfshirë i kanë sulmuar fizikisht dy gostivarasit.
Të dy kanë pësuar lëndime, të cilat u janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. Gostivari Sot

