Një 27-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi gjatë kontrollit policor tek ai janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një thikë.
Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, ngjarja ka ndodhur më 18 nëntor 2026, në orën 19:30, në rrugën “101” në Gostivar. Zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë së Gostivarit kanë ndaluar dhe kontrolluar personin J.H. (27), me ç’rast kanë gjetur sendet e përmendura.
I riu është mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

