Dy persona nga fshati Gradec kanë denoncuar në polici se janë sulmuar fizikisht nga një bashkëfshatar dhe djali i tij, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme.
Sipas njoftimit policor, më 18 tetor 2026, në orën 16:30, në Stacionin Policor të Gallatës, E.B. (31) dhe M.B. (38), të dy nga Gradeci, kanë raportuar se incidenti kishte ndodhur po atë ditë, rreth orës 11:30, në fshat.
Sipas denoncimit, ata janë sulmuar fizikisht nga S.M. dhe djali i tij, me të cilët kishin pasur mosmarrëveshje edhe më herët.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.


