Një 21-vjeçar nga Gostivari ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet në bulevardin „Vëllezërit Gjinoski“ në Gostivar.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 20:10. Në aksident është përfshirë një automjet i tipit „Chevrolet Spark“, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 69-vjeçar nga fshati Negotinë e Gostivarit.
Këmbësori i lënduar është dërguar në Qendrën Urgjente në Gostivar, ku janë konstatuar lëndimet e rënda trupore.
Ekipi hetimor i SPB-së Gostivar ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes, ndërsa rrethanat e aksidentit po trajtohen nga autoritetet kompetente. /GS/


