Pa patentë dhe me 1.53 promilë alkool, 62-vjeçari shkakton aksident në Gostivar

Një 62-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi ishte përfshirë në një aksident trafiku në rrugën “Ilindenska”, duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 16 nëntor, rreth orës 00:40, kur policia ka ndaluar R.M. (62), i cili drejtonte një automjet të tipit “Opel Corsa”.

Gjatë kontrollit policor është konstatuar se ai nuk posedonte leje për drejtimin e automjetit, ndërsa testi i alkoolit ka treguar 1.53 promilë alkool në gjak.

Pas aksidentit, automjeti është sekuestruar, ndërsa 62-vjeçari është dërguar në stacionin policor, ku është mbajtur për procedura të mëtejshme.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal. Gostivari Sot