Nga Çajla në pranga: 61-vjeçari dyshohet se sulmoi një grua në Tetovë

Një 61-vjeçar nga fshati Çajle i Gostivarit është arrestuar nga policia në Tetovë, pas një incidenti ku dyshohet se ka fyer vajzën e një gruaje dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Ngjarja është raportuar më 30 tetor, rreth orës 18:45, në rrugën „Ilinden“ në Tetovë. Sipas denoncimit të bërë nga një 48-vjeçare dhe vajza e saj 25-vjeçare, të dyja nga fshati Banjicë e Epërme e Gostivarit, personi H.N., me të cilin gruaja kishte qenë në marrëdhënie të afërta, fillimisht ka fyer verbalisht vajzën e saj, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht 48-vjeçaren.

Pas denoncimit, policia e ka privuar nga liria 61-vjeçarin, i cili është ndaluar në stacionin policor.

Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.