Gradec: Arrestohet 58-vjeçari për dhunë ndaj bashkëshortes

Më 10 shkurt 2026, rreth orës 14:10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gallatë kanë arrestuar R.B., 58 vjeç, nga fshati Gradec, rrethina e Gostivarit. Arrestimi erdhi pas një denoncimi nga bashkëshortja e tij, 50 vjeç, e cila deklaroi se ishte sulmuar fizikisht brenda shtëpisë familjare.

I dyshuari është mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të ndërmerren veprimet ligjore përkatëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *