Gjatë ditës së djeshme, policia e Departamentit për Punë të Brendshme në Gostivar ka arrestuar një 48-vjeçar nga një fshat i Gostivarit, pas një denoncimi për sulm fizik ndaj gjyshit të tij 90-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 10 shkurt 2026 rreth orës 20:00, për shkak të një zënke familjare. Personi i arrestuar është privuar nga liria dhe po merren masa të mëtejshme për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Policia konfirmon se hetimet janë në vazhdim dhe nuk përjashtohen veprime të tjera ligjore ndaj të dyshuarit.