Gostivar, qytetarit nga Dobërdolli i tërhiqen para nga bankomatet pa pëlqimin e tij

Një 67-vjeçar nga fshati Dobërdoll i Gostivarit ka raportuar në polici tërheqje të parave nga llogaria e tij bankare pa autorizimin e tij.

“ Më 13.10.2026, në orën 10:01, në DPB Gostivar, I.B. (67) nga fshati Dobërdoll ka raportuar se, pasi kartela e tij e pagesës ishte refuzuar në një pikë karburanti për shkak të mjeteve të pamjaftueshme, kishte kontrolluar raportin bankar dhe kishte konstatuar se më 03.10.2026, në orën 05:02, pa pëlqimin e tij, nga një bankomat në fshatin Vrapçisht i ishin tërhequr 7.000 denarë. Ai ka konstatuar gjithashtu se mjete shtesë i ishin tërhequr edhe më 06.10.2026 nga një bankomat në fshatin Dobërdoll”, njoftojnë nga Policia e Gostivarit.

Sipas policisë, po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe përcaktimin e rrethanave të tërheqjes së parave. Gostivari Sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *